Ted Sams ka marrë diplomën e tij të shkollës së mesme në moshën 78-vjeçare.
Për 60 vite, Ted Sams u pendua për faktin që nuk e tërhoqi diplomën dhe këtë ai bëri të premten në shkollën e mesme San Gabriel të Kalifornisë Jugore.
Në vitin 1962, kur ishte maturant, Sams përfundoi në telashe dhe u pezullua pesë ditë para përfundimit të vitit shkollor. Ai tha se humbi një provim dhe duhej ta kompensonte atë gjatë verës.
Kur u ktheva, ata nuk më jepnin diplomën sepse u detyrohesha 4.80 dollarë për një libër. U largova dhe thashë ta harroja”, u shpreh ai për KABC-TV.
Shkolla e mesme e kishte ruajtur diplomën e tij dhe Sams vendosi ta tërheqë atë pasi edhe fëmijët i kishin thënë se nuk mund ta humbiste për një shumë të vogël parash
Sams tha se planifikon ta varë diplomën në një mur në shtëpinë e tij.