10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaShtetet e Bashkuara të Amerikës do furnizojnë Ukrainën me raketa, Rusia: SHBA...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do furnizojnë Ukrainën me raketa, Rusia: SHBA po i hedh “benzinë zjarrit”

Pasi Uashintoni tha se kishte marrë vendim që të furnizonte Ukrainën me sisteme të avancuara raketore, Kremlini ka akuzuar SHBA-në se i ka hedhur “benzinë zjarrit” me qëllim.

“Furnizimet e tilla nuk e inkurajojnë Kievin që të rifillojë bisedimet e paqes”, tha për gazetarët zëdhënësi rus Dmitry Peskov.

Sjellim në vëmendje se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord që të sigurojnë raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat mund të arrijnë objektiva deri në 70 km, pasi kanë marrë garanci se armët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se dërgimi i planifikuar i këtyre armëve të reja në Ukrainë rrit rrezikun e përfshirjes së SHBA-së në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Kjo është e paprecedentë, kjo është e rrezikshme”, tha ai./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments