Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski do të qëndrojë për vizitë pune në Rinin Verior- Vestfali, në Republikën Federale të Gjermanisë.
Në kuadër të vizitës janë paraparë takime të nivelit të lartë politik, si dhe takime me përfaqësues të shumë kompanive, institucioneve dhe komunitetit të biznesit.
Është paraparë që kryeministri Mickoski të marrë pjesë në samitin e parë me titull “Më të fortë së bashku- qëndrueshmëria si imperativ për të gjithë shoqërinë”, ku do të marrë pjesë aktive në panel-diskutimin “Nga ndryshimet globale te realitetet rajonale”.
