Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte ka biseduar në telefon me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken, përcjell FLAKA.
Sekretari amerikan i Shtetit konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në mbështetjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Blinken përshëndeti ritmin e ri të dialogut me Bullgarinë dhe shprehu shpresën se çështjet mes dy vendeve do të zgjidhen gjatë presidencës franceze të BE-së.
Të dy bashkëbiseduesit dënuan gjithashtu agresionin rus në Ukrainë si të paprovokuar dhe si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare