Ndalimi i hyrjes në Suedi për qytetarët e vendeve jashtë zonës së BE-së skadon më 1 prill, është bërë e ditur sot në faqen e internetit të qeverisë suedeze.
Kjo nënkupton edhe heqjen e certifikatës së detyrueshme apo testit të vaksinimit për hyrjen në këtë vend nordik.
Ndalimi i hyrjes së qytetarëve jashtë zonës së BE-së u fut në mars të vitit 2020 dhe vazhdoi deri më 31 mars.
Nga 1 Prilli, në Suedi, Covid nuk do të klasifikohet më si kërcënim për shëndetin publik dhe rrezik për shoqërinë.“Ne hoqëm ndalimin për vendet e BE-së dhe tani qeveria ka vendosur të heqë ndalimin për vendet jashtë bllokut evropian”, tha ministrja e Drejtësisë Morgan Johansson.