3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiBiznesi është biznes: GJERMANIA BLEN MË SHUMË NGA KINA,DHE SHET MË SHUMË...

Biznesi është biznes: GJERMANIA BLEN MË SHUMË NGA KINA,DHE SHET MË SHUMË NË SHBA

Vitin e kaluar, për të gjashtën herë radhazi, Kina ishte partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, sipas të dhënave nga Enti Gjerman i Statistikave.

Dy vendet patën një shkëmbim tregtar me vlerë 245.4 miliardë euro, që është 15.1 për qind më shumë se në vitin 2020.

Në vend të dytë është Holanda me 206.1 miliardë euro tregti, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 194.1 miliardë euro.

Gjermania importoi 141.7 miliardë euro mallra nga Kina, një e pesta më shumë se më parë.

Destinacioni i dytë më i rëndësishëm i importit të Gjermanisë është Holanda me 105.7 miliardë euro, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 72.1 miliardë euro.

Për sa i përket eksporteve, Gjermania ka eksportuar më së shumti, siç ka ndodhur që nga viti 2015, në SHBA. Gjermania eksportoi në Shtetet e Bashkuara mallra me vlerë 122.1 miliardë euro, një rritje prej 18 për qind.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments