22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeKonflikti në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë: Biden do të mbledhë Këshillin e...

Konflikti në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë: Biden do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

SHBA- Presidenti Joe Biden po informohet “rregullisht” për situatën në Ukrainë nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë këtë fundjavë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë në një deklaratë sekretarja e shtypit Jen Psaki.

Të shtunën pasdite, Biden mori një përditësim mbi takimet e Zëvendës Presidentes Kamala Harris në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Të dielën, Biden do të mbledhë Këshillin e tij të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar zhvillimet në Ukrainë, tha Psaki.

“Presidenti Biden vazhdon të monitorojë situatën në zhvillim në Ukrainë dhe po përditësohet rregullisht për ngjarjet në terren nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare. Ata ripohuan se Rusia mund të nisë një sulm kundër Ukrainës në çdo kohë,” tha Psaki në deklaratën me shkrim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments