8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShpikjet elektrike të policit nga Tetova, makinë për ajvar dhe gështenja

Shpikjet elektrike të policit nga Tetova, makinë për ajvar dhe gështenja

Me profesion është efektiv në policinë e Tetovës që prej 19 vitesh, por hobi i tij janë inovacionet, sidomos ato elektrike por edhe elektronike, shkruan Alsat.

Aparaturat e vjetra të kuzhinës dhe banjos të cilat ne i hedhim, për Ali Kasamin janë repromaterial. Kryesisht përdor elektromotorët për makinat më të mëdha, por edhe pjesët tjera elektronike.

“Kam bë disa inovacione, makina për përzierjen e ajvarit, që më herrët është bë me dorë, ndërsa tani me rrymë. Kam bë djep me rrymë, sepse përpara është përkund me dorë e tani me energji, gjithashtu punoj edhe logo tre dimensionale që këtu nuk ka tek ne dhe kam bë makinë për pjekjen e gështenjave”, deklaroi Ali Kasami, novator.

Ndihmë nga shteti nuk merr ndërsa ndodhë që edhe nga rroga të ndajë para për punën që bën. Ai kërkon që shteti të patën ti afrojë këta njerëz që merren me inovacione për shpërndarjen e dijes së tyre tek nxënësit. Për patentimin e prodhimeve të veta, as që mundohem thotë Aliu, sepse kostoja e patentimit është tejet e lartë.

Për patentimin e prodhimeve jam interesuar por kushton shtrenjtë dhe s`jam në gjendje ta arrij, meqë shteti si shtet këto njerëz duhet ti ofrojë që të ketë leverdi edhe shteti por edhe në gjithkush”, tha Ali Kasami.Novator.

Projekti i radhës i Aliut është prodhimi i energjisë elektrike të rinovueshme, përmes elektromagneteve, gjë kjo që do lehtësonte shpenzimet në çdo amvisëri. Por, ky projekt thotë Aliu shkon shumë ngadalë, sepse gjërat që duhen janë të shtrenjta por edhe vështirë për tu gjetur.

“Diçka që do kombinoj elektronikën që të bëj energji të lirë, edhe pse është pak problem se duhet thyer ligjet e fizikës, mirëpo me ndihmën e elektromagnetit dhe diçka të tillë mendoj ta bëj”, deklaroi Ali Kasami.Novator./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments