10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Për BDI-në është e pranueshme bullgarët të figurojnë në Kushtetutën...

Ali Ahmeti: Për BDI-në është e pranueshme bullgarët të figurojnë në Kushtetutën e RMV-së

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur optimist se do të gjendet zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ai ka bërë të ditur se për BDI-në është e pranueshme që komuniteti bullgar, si komunitet pakicë në Maqedoninë e Veriut, të figurojë në Kushtetutën e vendit.

Kështu, ka shprehur bindjen se zgjidhje do të arrihet edhe për sa i takon dallimeve për gjuhën maqedonase, duke bërë të ditur se ai ka shprehur solidarizimin me maqedonasit sa i takon këtij dallimi, pasi siç tha, ndajnë vizionin e përbashkët – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Sa i takon minoritetit bullgar që të pasqyrohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kjo çështje tashmë është e kalueshme, e harmonizueshme në mes të palëve. Ne pranojmë që të bëjmë këtë ndryshim dhe pranim të minoritetit bullgar që është e drejtë e çdokujt të deklarohet ashtu siç e ndjen veten dhe ky parim ka funksionuar dhe do të funksionojë edhe në të ardhmen tek ne. Mendoj që edhe ato çështje që janë në sipërfaqe, sa i takon kontestimit të gjuhës, ne kërkojmë që të pasqyrohet dhe respektohet Marrëveshja e nënshkruar më herët, gjuha kushtetuese e folur e bashkëqytetarëve tanë maqedonase. Ne kemi pasur një solidaritet me bashkëqytetarët tanë për të mbyllur këtë problem, këto dallime, sepse na lidhin interesat e përbashkëta; kemi shtetin e përbashkët, kemi ndërtimin e përbashkët, vizionet e përbashkëta që vendi ynë të jetë me një demokraci të përparuar dhe funksionale dhe i anëtarësuar tërësisht në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

uk kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi vendi duhet të zgjidh problemet me të cilat përballet aktualisht, duke përfshirë këtu kontestin me Bullgarinë. Kështu deklaroi kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

 “Mendoj se në këtë kohë vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ka nevojë që të zgjidh problemet me të cilat po përballet. Në këtë rast do të doja të theksoj nëse duam që të kemi situatë stabile, të qëndrueshme, të avancueshme në drejtim të proceseve euroatlantike, nevojë e domosdoshme është që të zgjidhet kontesti apo dallimet që i kemi me palën ndërkombëtare lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Mendoj se çështjet kanë avancuar. Deri tani kemi pasur parasysh vështirësitë me të cilat është përballur Bullgaria me zgjedhjet, me vonesat për konstituimin e Qeverisë së re dhe konstituimin e Kuvendit me çka mendoj se dallimet janë afruar”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

I pyetur për procesin e vetingut në gjyqësor, Ahmeti kërkoi ndihmë edhe nga mediat për të punuar në vlerësimin e pastërtisë së figurave  drejtuese në vend.

 “Sa i takon pastërtisë së figurës së drejtuesve, ne në vazhdimësi e kemi ngritur këtë cështje, në vazhdimësi kemi kërkuar partneritet  me mediumet, me shoqërinë civile, dhe pastërtia e figurave duhet të fillojë që nga politikbërësit, politikanët, në gjykata, në  prokurori, polici, dhe të mos mbesim vetëm me deklarata të bukura para ekraneve të televizioneve, por te punohet konkretisht në të gjitha këto njësi që thashë, d.m.th nga politikbërësit deri tek përhapësit që janë mediumet, të jemi në kordinim, të jemi  në harmoni që të jemi të suksesshëm, për vlerësim të figurave dhe pastërtinë e tyre”, shtoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments