Dinamizmi i tregut të kapitalit në Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivelin e mesatares së BE-së përmes ngritjes së nivelit të kapitalizimit tregtar, likuiditetit të tregjeve të kapitalit, strukturës së burimeve të financimit të projekteve tek kompanitë, strukturës së portofolit të investimeve të investitorëve individualë, si dhe edukimi financiar është qëllimi i Strategjisë për zhvillimin e tregut të kapitalit, e cila u miratua sot nga Këshilli për zhvillimin e tregut të kapitalit i kryesuar nga ministri i Financave Fatmir Besimi.
Përveç nxitjes së proceseve për zhvillimin e mëtejshëm të tregut të kapitalit, qëllimi i Strategjisë është që në mënyrë shtesë përmes rregullimit bashkëkohor dhe mbikëqyrjes proaktive të përkrahë zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit financiar për rritjen e kontributit në drejtim të rritjes së përshpejtuar të PBB-së dhe mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare. Zhvillimi i tregut të kapitalit është një faktor i rëndësishëm ekonomik afatgjatë që ndikon në zhvillimet kryesore ekonomike.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më tani për avancimin e tregut të kapitalit janë kryer aktivitete që kanë qenë kryesisht me iniciativë të një pjesëmarrësi të caktuar në treg dhe për një sferë të caktuar. Kuptohet që aktivitetet e tilla japin efekt më të vogël dhe më afatshkurtër, për arsye sepse për një periudhë të gjatë inponohej nevoja për qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale.
Prandaj, përmes një procesi gjithëpërfshirës të gjithë pjesëmarrësit në Këshill arritën të hartojnë Strategjinë për zhvillim të tregut të kapitalit, qëllimi i së cilës është që t’i prezentojë sferat kyçe për zhvillim, ku fokusi kryesor është vendosur mbi përcaktimin e mundësive për zgjerimin e ofertës së letrave afatgjate me vlerë dhe rritjes së kërkesës, para së gjithash nga ana e pjesëmarrjes më të madhe të amvisërive si dhe investitorëve institucionalë vendas dhe të huaj.
Kjo do të thotë rritje të mundësive për financimin e projekteve të kompanive, por edhe ofertë më të madhe të instrumenteve për amvisëritë dhe për investitorët institucionalë vendas dhe të huaj. Tregu nacional më i zhvilluar i kaptalit u ofron kompanive mundësi që në mënyrë më të lehtë dhe më të sukseshme të ballafaqohen çdo stuatë të re, me ç’rast nuk do të varen vetëm nga financimi bankar dhe do të përforcojnë konkurrencën e tyre ndërkombëtare.
Gjithashtu, do të rritet edhe oferta për sektorin e amvisërisë, që ka më shumë mjete financiare në dispozicion për investim, të cilat aktualisht më së shumti plasohen në depozita. Janë përfshirë edhe mundësitë për investitorët e huaj që kanë interes, por bëhen përpjekje që investitorët të futen në tregun lokal.
Edukimi financiar dhe ngritja e vetëdijes lidhur me përfitimet nga instrumentet që ofrohen do të kenë rol kyç. Përmes interpretimit të qartë dhe të saktë të informacioneve që ofrohen nga tregjet financiare, do të kontribuohet në shfrytëzimin e mundësive dhe zhvillimin e tregut të kapitalit.
Strategjia i përfshin të gjitha problemet e identifikuara specifike dhe ofron masa përkatëse, që i referohen zgjidhjes së tyre për të cilat ka konsenzus ndërmjet anëtarëve të Këshillit.
“Dokumenti është i shkëlqyeshëm dhe tani vijon një periudhë në të cilën do t’i përkushtohemi në mënyrë aktive zbatimit të masave dhe aktiviteteve, për të cilat besoj se në të ardhmen në masë të madhe do të kontribuojnë për zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve financiare, veçanërisht në tregun e kapitalit”, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi në mbledhjen e Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit.
Grupi i punës që përgatiti Strategjinë, ishte i përbërë prej përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bursës së Maqedonisë dhe Depozitarit qendror të letrave me vlerë.
Përndryshe, Këshilli për zhvillimin e tregut të kapitalit ka për detyrë që ta monitorojë gjendjen e tregut të kapitalit dhe të propozojë masa që sigurojnë rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të tij.
Këshilli përbëhet nga: ministri i Financave Fatmir Besimi, që është edhe kryetar i Këshillit, ndërsa anëtarë janë – guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bezhoska, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kryetarja e Komisionit të letrave me vlerë, Nora Aliti, kryetari i Agjencisë për Supervision të Sigurimit, Kërste Shajnoski, kryetari i Bursës së Maqedonisë SHA Shkup, Ivan Shteriev, Maksud Ali nga Agjencia për Supervision të Sigurimit Pensional me Financim Kapital, drejtoresha e Depozitarit qendror të letrave me vlerë SHA Shkup, Darinka Damjanoviq, si dhe përfaqësues së Asociacionit Bankar të Maqedonisë – Shkup, Shoqëritë për menaxhim me fondet investuese, shoqëritë pensionale si dhe përfaqësuesi i subjekteve të mëdha tregtare i propozuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperendimore dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.