Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev.Dorëheqja e kryeministrit tërheq edhe dorëheqjen e gjithë Qeverisë. Me këtë pamundësohet edhe mbajtja e seancës për pyetjet e deputetëve.
Zaev dha dorëheqjen dje pas katër vjet e gjysmë në krye të qeverisë, duke thënë në shpjegim se është një hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe se është shprehje e përgjegjësisë së marrë për rezultatet e zgjedhjeve.
Zaev, i cili së fundi u largua edhe nga pozita udhëheqëse në partinë në pushtet LSDM, në të cilën është që nga viti 2013, ka qenë kryeministër që nga 31 maji 2017 dhe fitoi mandatin e dytë si kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut.