Kryetari i sapozgjedhur i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili ende është zëvendësministër i Financave, ka ndarë biografinë e tij, pasi VMRO-DPMNE-ja njoftoi se sapo ka përfunduar kursin në Harvard. Kovaçevski ka shkruar se gjatë fushatës në zgjedhjet brendapartiake nuk ka folur fare për arsim dhe zhvillim profesional.
Gjegjësisht, biografia e Kovaçevskit paraprakisht ishte e disponueshme në ueb faqen e Ministrisë së Financave dhe mund ta shihni në linkun e mëposhtëm.
“Deklarata e sotme e VMRO-DPMNE-së, e cila qëllimisht thotë të pavërteta, më detyron të ndaj përmbledhjen time, e me këtë edhe të vërtetën për arsimin dhe aftësitë që kam fituar në jetë. Ato publikohen në mënyrë transparente në disa vende në internet, duke përfshirë edhe faqen e Ministrisë së Financave. Siç shkruhet, unë kam një zhvillim profesional në Harvard dhe specializime të tilla kam në tre universitete të tjera në Roterdam, Barcelonë dhe Mynih. Pikërisht aty kam diplomuar, kam magjistruar dhe doktoruar, ka shkruar Kovaçevski në Facebook, duke shpërndarë linkun nga Ministria e Financave.