21.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeAlternativa mbetet në qeveri, duke shpresuar për një datë negocimi në janar...

Alternativa mbetet në qeveri, duke shpresuar për një datë negocimi në janar 2022

AAA, përkatësisht zëdhënësi Orhan Murtezani, thotë se Alternativa mbetet konsistente me parimet me të cilat iu bashkua shumicës qeverisëse dhe me optimizëm se deri në fund të janarit 2022, do të ketë një zhvendosje në agjendën evropiane të Maqedonisë.

  • Alternativa u përmbahet parimeve për të cilat vendosi t’i bashkohet shumicës qeverisëse. Rrjedhimisht, ruajtja e kursit të integrimit evropian dhe fqinjësisë së mirë është një nga pikat themelore dhe më të rëndësishme për marrjen e këtij vendimi.

Nuk na takon neve të zgjidhim mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe as vendimin për hapjen e negociatave me BE-në, megjithëse përfshirja jonë në qeveri sigurisht që e ka ndihmuar këtë proces.

Ne kemi shpresa të mëdha se i kemi plotësuar kushtet për hapjen e kapitullit të integrimit në BE dhe jemi shumë optimistë se kjo do të ndodhë deri në fund të janarit. Nëse hipotetikisht kjo nuk ndodh, nuk mendoj se vetëm Alternativa duhet ta bëjë pyetjen se si do të veprohet, por kjo është një pyetje që duhet ta bëjnë të gjithë faktorët politikë në vend, thonë nga Atlerantiva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments