Komisioni Evropian është përmbajtur të komentojë vendimin e kryeministrit Zoran Zaev, që të jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit, për shkak të rezultatit të zgjedhjeve lokale.
AIM ka kërkuar reagim për dorëheqjen e Zaevit, por Komisioni Evropian ka komentuar shkurt se “vendi duhet të vazhdojë me reformat e BE-së”, pa dhënë deklaratë shtesë.
Ndërsa sa i përket procesit zgjedhor, KE ka vlerësuar se në bazë të raportit të OSBE/ODIHR, zgjedhjet kanë qenë konkurruese dhe fer.
“Administrata zgjedhore nuk po arrin të adresojë “disa mangësi administrative që nga raundi i parë. Megjithatë, retorika negative dhe pretendimet se ka pasur presion mbi votuesit dhe kandidatët vazhduan të ndikojnë në zgjedhje”, tha për MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anna Pisonero.
Ndryshe, pas deklaratës së Zaevit se do të dorëhiqet, dje reagoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, prej ku thanë se SHBA do të vazhdojë bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fushat me interes të përbashkët./Telegrafi/