15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSali Berisha sulmon Zoran Zaevin: Qytetarët maqedonas ia prenë biletën, “Ballkani i...

Sali Berisha sulmon Zoran Zaevin: Qytetarët maqedonas ia prenë biletën, “Ballkani i Hapur” vdiq…

Nga Kamza, Sali Berisha komentoi edhe dorëheqjen e Zoran Zaev nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa shprehu gëzimin e tij për këtë vendim, ai përshëndeti votuesit maqedonas, për të cilët tha se ia prenë biletën “politikanit të verbër”.

Sipas tij, Zaev e transformoi Maqedoninë e Veriut në një mollë sherri midis Bullgarisë dhe Serbisë.

Më tërheqjen e Zaev, Berisha shtoi se nisma “Ballkani i Hapur” vdiq po aty ku u pagëzua me emrin e George Soros.

“Një përshëndetje të përzëmërt dua t’u dërgoj votuesve të Maqedonisë së Veirut, që ia prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë në  mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia u krijua për të mos lejuar formnimin e Serbisë së Madhe, por as të Bullgarisë së Madhe, por ky vrapoi drejt Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i Madh në Maqedoninë e Veriut, ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve”, tha SALI Berisha.

https://www.vizionplus.tv/berisha-sulmon-zoran-zaev-qytetaret-maqedonas-ia-prene-bileten-ballkani-i-hapur-vdiq/
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments