-0.4 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaEkonomiNë 2018, gjobat në Maqedoninë Veriore arritën në 35 milionë euro

Në 2018, gjobat në Maqedoninë Veriore arritën në 35 milionë euro

Për gjatë vitit 2018, ministritë, organet dhe institucionet kanë arritur të bëjnë pagesën e rreth 145.000 vendimeve për gjoba ndaj qytetarëve duke mbushur kështu buxhetin për 35 milionë euro. Më së shumti gjoba qytetarët kanë paguar për dënime të shqiptuara nga Ministria e Punëve të Brendshme

Zejnulla VESELI

Shkup, 30 prill – Në Buxhetin e Maqedonisë, në vitin 2018, janë realizuar të hyra prej rreth 35 milionë euro vetëm nga gjobat. Shuma në fjalë në buxhet ka hyrë falë ndëshkimeve ndaj personave fizik dhe juridik shqiptuar nga organet e pushtetit juridiko-gjyqësor, të cilët kanë të drejtë ligjore për shqiptim të dënimeve. Shifra e gjobave të shqiptuara në Drejtorinë e të Hyrave Publike (DHP) është mbi 2 miliard denarë ose 35 milionë euro, shkruan gazeta KOHA.

Pjesa më e madhe e këtyre gjobave janë paushalle dhe qytetarët vullnetarisht i kanë paguar, ndërsa ka dhënuar ulje pagesa e dhunshme, gjegjësisht me vendim të përmbaruesve. Gjatë vitit të kaluar janë përpunuar 120.038 gjoba paushall, ndërsa për 24.475 gjoba janë përgatitur vendime për pagesë më dhunë në vlerë prej 392.5 milionë denarë. Nga DHP-ja informojnë se puna në Qendrën për pagesë të gjobave është në zhvillimin e sipër dhe se ende nuk mund të ketë evidencë precize se sa gjoba në total janë paguar gjatë vitit 2018.

“Nga lëndë të arritura dhe të përpunuara, një pjesë e tyre në tërësi apo pjesërisht janë paguar. Kjo është konstatuar në bazë të proceduarve që i realizon Qendra për gjoba. Ndërkaq numër i caktuar i organeve dhe institucioneve ende nuk kanë dorëzuar të dhëna të plota, të cilat janë në kompletim e sipër dhe përpunohen nga ana e drejtorisë. Për qytetarët që nuk kanë paguar vlerën e dënimeve dhe harxhimeve, për të cilat DHP-ja ka të dhëna të plota për identifikim, janë përgatitur vendime për pagesë me dhunë të dënimeve apo gjobave në para”, thuhet në raportin e DHP-së.

Po sipas këtij raporti për periudhën që është lëndë e përpunimit të këtij raporti, janë përgatitur 24.475 vendime për pagesa me dhunë të gjobave në vlerë prej 392.503465 denarë, harxhime në vlerë prej 6.01.107 denarë dhe taksën prej 5 për qind për DHP-në në vlerë prej 19.929.926 denarë apo gjithsejtë 418.444.488 denarë.

“DHP-ja pati sukses që një pjesë të gjobave përmes vendimeve me dhunë për ata qytetarë që nuk pranonin të bëjnë pagesën në mënyrë vullnetare, për dënimet e shqiptuar nga Ministria e Punëve të Brendshme janë paguar gjoba në vlerë prej 23.5 milionë denarë, gjykatat në vlerë 18.3 milionë denarë, Drejtoria Doganore 11.3 milionë denarë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale 8.8 milionë denarë”. Ndërkaq të drejtë për të dënuar kanë pothuajse të gjithë ministritë, Ministria e Transportit, Ministria e Ekologjisë, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Financave përfshirë këtu edhe organet dhe inspektoratet që janë në kuadër të kësaj ministrie. Të drejtë për të dënuar qytetarët kanë dhe organet e institucionet shtetërore, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, Banka Popullore, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni për letra me vlerë, Komisioni për mbrojtje të konkurrencës. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments