19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeTimonie ambasadori francez në Shkup / Duhet të ketë sundim të...

Timonie ambasadori francez në Shkup / Duhet të ketë sundim të ligjit që të ketë fillim të negociatave për BE

Maqedonia e Veriut ka realizuar përparim të madh sidomos nga viti 2016 e këtej. Megjithatë, ne gjithmonë e kemi bërë me dije qartë se përparimi i vërtetë mund të shihet përmes kritereve të sundimit të ligjit dhe se ai do të jetë bazë për fillim të negociatave, thotë në intervistë për MIA-n ambasadorin francez Kristian Timonie.

Në intervistë ai e shqyrton Strategjinë për Ballkanin Perëndimor që Franca e publikoi dje, pas samitit joformal për Ballkanin Perëndimor në Berlin, që e organizuan presidenti francez, Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Timonie thotë se Strategjia e përcakton angazhimin e Francës në nivelin më të lartë për të mbështetur rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për raundin e parë të zgjedhjeve thotë se kaloi në frymë demokratike, ndërsa për raundin e dytë, i fton qytetarët të dalin dhe të votojnë, sepse edhe për ata, siç thotë Timonie, kjo do të “jetë inkurajim i madh për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj evropiane”.

Franca doli me Strategji për Ballkanin Perëndimor? Cila është risia, gjegjësisht mesazhi kryesor që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor?Advertisement

Kjo strategji e përcakton angazhimin tonë në nivelin më të lartë për të mbështetur rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo bazohet në pritshmëritë e njerëzve që jetojnë në këtë rajon për të parë përparim të vërtetë në fushën e reformave dhe sundimit të ligjit. Por ajo bazohet edhe në pritshmëritë tona për të parë që progresi materializohet dhe kjo të konfirmohet në mënyrë specifike në praktikë. Mbështetja për reformën e sistemit juridik në përgjithësi dhe zbatimin e standardeve evropiane në fushën e administratës do të jetë kontribut konkret në rrugën tuaj evropiane. Fushat janë qartë të identifikuara dhe angazhimet tona do të përfaqësojnë mbështetje dhe plotësim të aktiviteteve tashmë të zbatuara brenda BE-së dhe institucioneve të tjera shumëpalëshe. Bëhet fjalë për mobilizim të përpjekjeve tona rreth mundësive konkrete për bashkëpunim që do të mbështeten nga Agjencia franceze për zhvillim. Ajo tashmë ka filluar të orientohet në drejtime të caktuara që mund të mbulojnë fushën e ekologjisë, cilësinë e ajrit dhe mjedisin jetësor.

Maqedonia u lavdërua për progresin e sidomos për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë, dhe u vlerësua si pika e vetme e ndritshme në Ballkan. A do të ketë efekt ky përparim me fillim të negociatave me BE?

Ne i mirëpresim përpjekjet, që janë për shembull kur bëhet fjalë për procesin e pajtimit, të cilat u realizuan me gjithë guximin dhe vendosmërinë e nevojshme nga autoritetet në vend, veçanërisht nga viti 2016 e tutje. Këto përpjekje duhet të vazhdojnë. Në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut dhe i tërë rajoni do ta zënë vendin e premtuar në kuadër të konstruktit të rinovuar evropian, për të cilin Franca është veçanërisht e angazhuar. Megjithatë, ne gjithnjë e kemi bërë me dije qartë se përparimi i vërtetë mund të shihet përmes kritereve të sundimit të ligjit dhe se ai do të jetë baza për fillim të negociatave. TelegrafiMk

Si e vlerësoni raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për raundin e dytë?

Raundi i parë i zgjedhjeve kaloi qetë, me tre kandidatë të cilët demonstruan cilësi të lartë dhe të tre shprehën vullnetin e tyre për të avancuar sundimin e ligjit dhe për të konsoliduar shtetin. Presim që qytetarët të japin kontributin e tyre në këtë konsolidim përmes aktit më themelor qytetar, e kjo është të dalin dhe të votojnë në raundin e dytë, gjegjësisht të tregojnë se kanë marrën pjesë në votim. Për ne, do të jetë inkurajim i madh për t’ju ndihmuar në rrugën tuaj evropiane. Shtetësia është baza e vlerave në Evropë, gjithandej ku keni aspirata për të hyrë. Mesazh i tillë pritet të arrijë në Paris, por pritet edhe në kryeqytetet tjera.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments