Jeton Shasivari na flet për një zgjidhje bashkëkohore, për standarde evropiane, për dialog konstruktiv dhe madje edhe për mendimin e Komisionit të Venecias.
Por zoti ministër, një pyetje fare e thjeshtë: a nuk është standardi më i lartë evropian që Kushtetuta dhe ligji i një shteti të zbatohen, e jo të negociohen sipas nevojave të politikës ditore?
Studentët shqiptarë nuk kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë barazi, siguri juridike dhe respektim të të drejtave të tyre.
Nëse Kushtetuta dhe ligjet garantojnë të drejta gjuhësore, atëherë detyra e institucioneve është t’i zbatojnë ato. Nëse ekziston paqartësi juridike, ajo duhet të sqarohet me argumente ligjore, jo të shndërrohet në një provë durimi për studentët shqiptarë.
Dhe ja ironia: kur vjen puna te të drejtat e studentëve shqiptarë, papritmas na duhen modele bashkëkohore, konsultime, dialog dhe mendime nga Evropa. Por kur vjen puna te zbatimi i Kushtetutës, a nuk duhej të ishte vetë Kushtetuta udhërrëfyesi ynë?
Evropa nuk është alibi për ta shtyrë zbatimin e ligjit. Evropa është standard për ta zbatuar ligjin, për të garantuar barazinë dhe për të mos i trajtuar qytetarët ndryshe për shkak të gjuhës së tyre.
Zoti ministër, studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për fjalë të bukura evropiane. Kanë nevojë për përgjigje të qarta juridike.
Cili nen i Kushtetutës dhe cili ligj e përcaktojnë këtë çështje, dhe a po zbatohen njësoj për të gjithë qytetarët? Kjo është pyetja që kërkon përgjigje…www.telegrami.mk
P.S Nesër vazhdimi 2 …Pse i nënçmoi në tavolinë studentët,Ministri Jeton Shasivari …i uli në cep të tavolinës ata ishin kryesorët jo stafi dhe dekanët.që i kishte pranë..mosnjohuri totale e organizimeve nga kabineti…pse studentlt nuk incizuan vetëm me zë ..e dyta studentët nuk duheshte të rijnë ta dëgjojnë dy orë….u dasht ta lëshojnë sallën…studentët i menaxhon ose i manupulojnë…nga të dy grupacionet edhe vlen edhe bdi…nuk kanë egon e vete ….nesër ktheni në www.telegrami.mk
Mesut Shabani

