Edhe pas pushimit kolektiv të gjykatës që përfundoi këtë javë, nuk dihet se kur do të rifillojë gjykimi i dyshes së BDI -së, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit. Gjykata e Apelit, e cila i pranoi ankesat e tyre dhe rasti lidhur me parregullsitë zgjedhore në Çair, “Titanik 3” u kthye në fillim, ende punon në përfundimin e çështjes.
Rasti Titanik 3 nuk është kthyer nga Gjykata e Apelit Shkup”, njoftojnë nga Gjykata Penale.
Me këtë, Gjykata Penale nuk mund ta caktojë seancën e parë dhe t’i thërrasë Alimin dhe Gurin në sallë. Ata Gjykata Themelore Shkupi 1, në mars të vitit të kaluar i dënoi me nga tre vjet e gjysmë, që ishte aktvendim i parë ndaj zyrtarëve të BDI-së. Pas vendimit të Apelit për shfuqizimin e dënimeve për Alimin dhe Gurin, Prokurori i lëndës Gavrill Bubevski, shprehu zhgënjim kurse ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq pohonte se nuk ka pasur pazarllëk politik për rastin “Titanik 3”. Në sallën e gjykatës përsëri do të paraqiten persona që kanë qenë pjesë e udhëheqësisë së BDI-së. Sipas aktakuzës që është ngritur nga ish PSP-ja, Alimi dhe Guri në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor në Çair.