6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePasi apeli pranoi ankesat e Ejup Alimit dhe Ismet Gurit ende nuk...

Pasi apeli pranoi ankesat e Ejup Alimit dhe Ismet Gurit ende nuk dihet se kur do të nisë rigjykimi për “Titanik 3”

Edhe pas pushimit kolektiv të gjykatës që përfundoi këtë javë, nuk dihet se kur do të rifillojë gjykimi i dyshes së BDI -së, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit. Gjykata e Apelit, e cila i pranoi ankesat e tyre dhe rasti lidhur me parregullsitë zgjedhore në Çair, “Titanik 3” u kthye në fillim, ende punon në përfundimin e çështjes.

Rasti Titanik 3 nuk është kthyer nga Gjykata e Apelit Shkup”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Me këtë, Gjykata Penale nuk mund ta caktojë seancën e parë dhe t’i thërrasë Alimin dhe Gurin në sallë. Ata Gjykata Themelore Shkupi 1, në mars të vitit të kaluar i dënoi me nga tre vjet e gjysmë, që ishte aktvendim i parë ndaj zyrtarëve të BDI-së. Pas vendimit të Apelit për shfuqizimin e dënimeve për Alimin dhe Gurin, Prokurori i lëndës Gavrill Bubevski, shprehu zhgënjim kurse ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq pohonte se nuk ka pasur pazarllëk politik për rastin “Titanik 3”. Në sallën e gjykatës përsëri do të paraqiten persona që kanë qenë pjesë e udhëheqësisë së BDI-së. Sipas aktakuzës që është ngritur nga ish PSP-ja, Alimi dhe Guri në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor në Çair.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments