9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeArben Taravari: BDI po digjet fare nga bashkëpunimi i mundshëm ASH-AAA &...

Arben Taravari: BDI po digjet fare nga bashkëpunimi i mundshëm ASH-AAA & VMRO DPMNE

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, disa ditë më parë në një dalje për media paralajmëroi se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ASH-ja mund të ketë bashkëpunim edhe me VMRO-DPMNE-në. Megjithatë, Taravari në një kolumnë të tij shkruan se ky paralajmërim, u ka vënë flakën shumë partive, duke shtuar se BDI-ja po digjet fare nga bashkëpunimi i mundshëm mes ASH-AAA dhe VMRO-DPMNE-së.

 “Para disa ditësh, dola në një konferencë për shtyp ku ndër të tjera fola edhe për zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen këtë tetor. Në këtë kontekst unë paralajmërova se ndoshta një nga bashkëpunimet eventuale të ASH-së mund të jetë edhe ai me VMRO-në. Natyrisht duke mos vënë asnjë pikë pasi në këtë fazë parazgjedhore jemi ende në vlerësimet e programeve dhe ende nuk kemi vendosur se me cilën parti jemi më afër këto zgjedhje përsa i përket vizionit mbi zhvillimet politike. Mirëpo duket se kjo hipotezë imja, ky “ndoshta” bashkëpunim me VMRO-në ka vënë flakën tek shumë parti, e ajo që po digjet fare është BDI-ja. Aktivizoi menjëherë portalet e saj duke sajuar lloj lloj titujsh akuzues e padyshim qesharak sepse kësaj partie nëse po i dridhej toka në këmbë, tani po i shembet fare”, ka shkruar mes tjerash Taravari në kolumnën e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments