8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGJYKATËSIT NËN LLUPËN E MBIKËQYRËSVE TË OSBE-së

GJYKATËSIT NËN LLUPËN E MBIKËQYRËSVE TË OSBE-së

PROJKETI KA QËLLIM TA PËRMIRËSOJË ADMINISTRATËN GJYQËSORE DHE TA ULË KORRUPSIONIN


Rreth pesëdhjetë procese gjyqësore për korrupsion të lartë në tre vitet e ardhshme do të mbikëqyren nga ekspertët e OSBE-së, me qëllim që të përmirësohet sistemi gjyqësor, në të cilin sipas anketave, opinioni beson shumë pak. Mbikëqyrësit do t’i identifikojnë problemet sistematike në sistemin gjyqësor, të cilat e ulin efikasitetin, por edhe transparencën e proceseve. Ky është projekti i parë i këtillë në rajon, që duhet të shërbejë edhe si test për gjykatësit dhe prokurorët, por edhe si shembull për vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Ekspertë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nga java e kaluar marrin pjesë si mbikëqyrës në seanca të proceseve gjyqësore për krim të organizuar dhe korrupsion të kalibrit të lartë ose të mesëm. Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup thotë se projekti i financuar nga instrumenti evropian IPA 2 ka për qëllim t’i përshpejtojë reformat në sistemin gjyqësor dhe t’i identifikojë problemet sistematike.

KLEMENS KOJA, SHEF I MISIONIT TË OSBE-së

“Ky projekt trevjeçar ka për qëllim ta përmirësojë administratën gjyqësore dhe ta ulë korrupsionin, që llogaritet si bazë për arritjen e ambicieve strategjike të vendit. Monitorimi i proceseve gjyqësore në praktikë ka filluar gjatë javës së kaluar dhe do të vazhdojmë deri në dhjetor të vitit 2023.”

Përmes monitorimit të rreth 50 lëndëve gjyqësore, sipas ambasadorit të BE-ë në Shkup, Dejvid Gir, autoriteteve vendase dhe atyre rajonale do t’u jepen rekomandime në lidhje me rritjen e efikasitetit në sistemin gjyqësor dhe heqjen dorë nga praktika e gjykimit selektiv dhe  keqpërmdorimit të institucioneve shtetërore për qëllime private.

DEJVID GIR, AMBASADOR I BE-së

“Nuk bëhet fjalë për mbikëqyrje të rezultatit të rasteve të caktuara ose kritika për gjykatësit që i udhëheqin rastet. Nuk do të ketë përzierje në pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatave, të drejtën për proces fer, mbrojtje ose prezumim të pafajësisë. Monitorimi do t’u përmbahet parimeve të mosndërhyrjes, objektivitetit dhe paanshmërisë.”

Maqedonia e Veriut vetë e ka kërkuar aktivizimin e kësaj iniciative nga Bashkimi Evropian, në kontekst të negociatave të pritshme aderuese, edhe pse për momentin janë të bllokuara.

BOJAN MARIÇIQ, MINISTËR I DREJTËSISË

“Gjithsesi do ta rrisë përgjegjësinë në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, do ta përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe do ta rrisë besimin e qytetarëve në institucionet dhe në shtetin e tyre. Sinqerisht shpresoj se ky monitorim vërtetë do të ndihmojë që sistemi gjyqësor maqedonas të bëhet evropian.”

Sondazhi i “Institutit kombëtar demokratik” para pak kohësh ka sugjeruar se vetëm 3% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë besim te gjykatësit dhe prokurorët, ndërsa 70% e të anketuarve mendojnë se nuk ka sundim të së drejtës, se sistemi gjyqësor është  partizuar dhe selektiv në zbatimin e ligjeve. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments