4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNajçevska: Prej ku i morën paratë peshkopët Petar dhe Agatangell për Covid...

Najçevska: Prej ku i morën paratë peshkopët Petar dhe Agatangell për Covid që të mjekohen në spitale private?

linqet

https://zhurnal.mk/najcevska-prej-ku-i-moren-parate-peshkopet-qe-te-mjekohen-ne-spitale-private/

https://faktor.mk/mirjana-najchevska-od-kade-im-se-pari-na-vladicite-da-se-lekuvaat-privatno-od-kovid-19

 Profesoresha dhe ekspertja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska, ka komentuar lajmin për mjekimin e peshkopëve Petar dhe Agatangell nga Covid, në njërën prej spitaleve private në Maqedoni. Me këtë, ajo thotë se ata kanë treguar “mosbesim ndaj shefit”, informon Zhurnal.

“Së pari, ruaj krevatin për dikë që me të vërtetë ka nevojë. E dyta, tregon mosbesim absolut ndaj shefit. E treta, prej nga aq para tek dikush që ka hequr dorë nga materiali në emër të shpirtërores?”, komentoi Najçevska.

Peshkopët Petar dhe Agatangell, janë hospitalizuar që kur kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid 19. Peshkopi Petar për Sitel ka thënë se nuk ka qenë në mbështetje të oksigjenit, por është hospitalizuar nga 23marsi, si prevencion për komplikime të mundshme.

Ai tani ndjehet më mirë, por e pret testin negativ që të ikë në shtëpi. Sipas informatave të tij, ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Në gjendje të mirë gjithashtu është edhe peshkopi Agatangell.//Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments