Njoftim i LSDM-së:
Po ndodh ajo që e paralajmëruam.
Një ribalanc i ri i Buxhetit, vetëm dy muaj pas ribalancit të fundit. Kjo e konfirmon gjendjen katastrofike të arkës shtetërore dhe debaklin e politikave ekonomike të Mickoskit.
Vrima buxhetore është enorme – 900 milionë euro. Qeveria nuk ka mjete të mjaftueshme për paga, pensione dhe detyrimet e tjera të rregullta. Pasojnë borxhe të reja mbi kurrizin e qytetarëve.
Qeveria tashmë është huazuar me 250 milionë euro të reja, për nevojat buxhetore deri në fund të vitit. Jo për kthimin e kredive të vjetra, jo për investime zhvillimore, por për mbulimin e mungesës në arkën shtetërore.
Ky është rezultati i politikave ekonomike të Mickoskit: një Buxhet që mbushet me kredi, ndërsa qytetarët dëgjojnë përralla për sukseset ekonomike.
Përrallat e Mickoskit për “ekonominë e tretë në Evropë” kanë rënë në ujë.
Deficiti në Buxhet është 900 milionë euro, ndërsa vrima në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (PIOM) ka arritur në një miliard euro. Në vend që të sigurojë të ardhura të qëndrueshme dhe shpenzim të përgjegjshëm të parave publike, Qeveria grumbullon borxhe për të mbuluar detyrimet bazë.
Me huamarrjen e re, borxhi publik arrin në 11 miliardë euro, ndërsa së bashku me borxhet ndaj Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRrS) dhe ndërmarrjeve të tjera publike, e tejkalon 63% të PBB-së.
Skllavëri nga borxhet. Mickoski e ka rritur borxhin për 4 miliardë euro vetëm në dy vjet – gjysmën e borxhit të përgjithshëm të shtetit të grumbulluar gjatë 30 viteve të fundit.
Kredia nuk është e ardhur, por një detyrim i rëndë që do ta paguajnë qytetarët, punëtorët dhe gjeneratat e ardhshme.
