18.4 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeLSDM: Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale

LSDM: Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “bojkotimi i regjistrimit të popullsisë është vepër penale, ndërsa çdo individ me regjistrim do të kontribuojë në zhvillimin e shtetit”.

“Regjistrimi në prill do të zbatohet me respektim të plotë të protokolleve shëndetësore dhe masave për mbrojtje nga coronavirusi. Shëndeti do të tërësisht i mbrojtur, si për regjistruesit ashtu edhe për qytetarët dhe procesi i regjistrimit do të jetë i sigurt nga aspekti shëndetësor”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, ky është operacioni më masovik ku do të merren të dhëna të plota dhe gjithëpërfshirëse për popullatës, amvisëritë dhe banesat e që, siç shkruajnë nga LSDM, janë të rëndësishme për shtetin, institucionet, komunat por edhe për biznes sektorin dhe organizatat qytetare.

“Pas 19 viteve pa regjistrim, mbajtja e këtij regjistrimi në pranverë është puna më e rëndësishme shtetërore dhe akt i lartë patriotik. Ky regjistrim duhet të jetë sukses i përbashkët për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se qytetarët nuk duhet të bojkotojnë regjistrimet nga manipulimet sepse ky është operacion i rëndësishëm statistikor.

“Bojkotimi i regjistrimit është vepër penale, procedurë që nuk sjell asgjë mirë për askënd dhe dëmton interesat shtetërore dhe nacionale”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments