2.3 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLista përfundimtare: 3 milionë e 358 mijë qytetarë me të drejtë vote...

Lista përfundimtare: 3 milionë e 358 mijë qytetarë me të drejtë vote në Shqipëri ( video)

Të drejtën e votës për parlamentaret e Prillit do ta kenë pak më shumë se 3 milionë e 350 mijë zgjedhës. Nga e dhëna e fundit e përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, qytetarët që do t’i drejtohen kutive të votimit, për herë të parë, është 3% nga numri total i zgjedhësve. BLEDAR DORACAJ DREJTOR I DPGJC 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parëNë ndryshim nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, numri i personave që për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për vepra si krimet kundër njerëzimit, akteve terroriste, torturave, krimit të organizuar apo atentate është më i ulët. Në zgjedhjet e katër viteve më parë ishin mbi 2 mijë, në të 25 Prillit është i përgjysmuar. BLEDAR DORACAJ DREJTOR I DPGJC 1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit39 ditë para ditës së votimeve, Gjendja e Përgjithshme Civile, mbyll procesin e hartimit të listës se zgjedhësve dhe u kërkon atyre të verifikojnë emrin. BLEDAR DORACAJ DREJTOR I DPGJC Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.Me gjithë verifikimin e emrit, 900 mijë votues janë me dokumente identifikimi të skaduara. Ministria e Brendshme nuk ka një vendimarrje nëse afati i tyre do të shtyhet deri në fund të Prillit pas kërkesës së presidentit, Partisë Demokratike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments