Ikja e Edi Ramës nuk është më një kriter apo ambicie. Ikja e Edi Ramës është tashmë një mision i padiskutueshëm. Është një qëllim në vetvete, i cili duhet përmbushur me patjetër. Ikja e Edi Ramës është, mbi të gjitha, edhe rrëzimi i një sistemi diktatorial, i cili synon të implementohet më thellë se 40 vite më parë.
Tashmë Edi Rama nuk është më një individ, ai është një sistem enverian, i cili ka përvetësuar të gjitha institucionet garant të demokracisë në vend. Nëse ky sistem i quajtur ‚Edi Rama‘, do të marrë një mundësi të tretë, atëhere tentakulat e këtij sistemi do të depërtojnë edhe në ato pak cepa që mbajnë era demokraci.
Po të bëjmë një retrospektivë të shpejtë të 8 viteve në Qeveri, shohim vetëm aksione autoritare mbi institucionet dhe qytetarët dhe korrupsion masiv me PPP dhe koncesione të dyshimta.
Le të bëjmë një analizë në vite:
Kujtojmë këtu pushtimin e pronave të qytetarëve pa asnjë kompensim, më i fundit rasti i Astirit. Kujtojmë gjithashtu zaptimin e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve muniste të 2019-ës, duke formuar një opozitë fantazmë me personazhe të shitur, të cilët, sot, janë pjesë e listës së Partisë Socialiste.
Arvanit Cameria