8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë turk mu lajmërua pas mesnate, ishte bllokuar në kufi, unë reagova...

Një turk mu lajmërua pas mesnate, ishte bllokuar në kufi, unë reagova menjëherë tha Zaevi duke pranuar intervinimin

Nga selia e LSDM-së ku po prezantonte programin si kandidat i vetëm për kryetar të partisë, kryeministri Zora Zaev ka treguar se si një natë, pas mesnate një qytetarë i përkatësisë turke e ka lajmëruar në telefon për të kërkuar ndihmë.

Qytetari ishte bllokuar në kufi, për shkak se nuk e kanë lejuar të hyjë në vendin tonë, ngaqë tashmë kishte filluar ora policore. Ai në veturë kishte pasur edhe fëmijë.Mua mu lajmërua një qytetar. E di se ishte me përkatësi turke. Qytetarë i yni. As nuk ia di emrin dhe mbiemrin, as nuk e njoh, por e di se kishte fëmijë në veturë. Ajo ka qenë pas mesnatës, unë jam i qasshëm për të gjithë qytetarët. Më pas u konsultova se a kemi një masë të tillë, a është ajo e ndaluar. Më treguan, u thirrën në atë masë që Shtabi e ka riafirmuar edhe njëherë. Që të mos ketë dilemë, se nëse ajo ka vlejtur vetëm në ditën e parë, më 10 mars”, tha Zaevi.

as kësaj, ai është paraqitur te nëpunësja policore dhe ka kërkuar që qytetarët të lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre.

“Qeveria reagoi me kumtesë dhe e tha atë që me të vërtetë është vendim i Shtabit dhe Qeverisë, kurse ajo është se të gjithë qytetarët të cilët me veturat e tyre gjenden jashtë shtetit dhe kthehen gjatë orës policore, nëpunësit janë të obliguar që t’i lëshojnë. Kjo është e vërteta, me të vërtetë. E vërteta është se po, unë personalisht iu lajmërova nëpunëses policore, për shkak se këto vetura tashmë kishin hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe prisnin pa të drejtë që ndokush t’u japë leje, sepse kanë hyrë pas orës 22”, tha Zaevi, transmeton TV21.

Ai ka bërë të ditur se kjo ka qenë lëshim i nëpunësve policorë, pasi masa qartë thotë se të gjithë qytetarët që tranzitojnë në vendin tonë derisa është ora policore, duhet të lejojnë të kthehen në shtëpitë e tyre./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments