Ish kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, në një intervistë ekskluzive për gazetën Lajm, ka folur gjerë e gjatë, si për çështje aktuale, poashtu edhe për çështje gjatë kohës sa ka qenë pa konkurencë numër një në BFI.Duke komentuar regjistrimin e Bashkësisë Islame Selefiste, Rexhepi thotë se ajo nuk është e vetme, por se janë regjistruar edhe pesë bashkësi tjera islame, si dhe 12 grupime fetare. Deri sa gjykata regjistron Bashkësi Islame, Rexhepi thotë se po përdor kute të dyfishta, pasi refuzon të regjistrojë Kisha tjera ortodokse edhe pse ka pasur kërkesa të tila.Në videon më poshtë mund të përcillni qendrimin e ish reisit Rexhepi për këtë çështje, kurse nesër do të sjellim edhe pjesë tjera të kësaj interviste ku flet për raportet e tij me udhëheqësinë aktuale të BFI-së, për raportet me Ali Ahmetin dhe Zoran Zaev, për përgjimet që ia ka bë UDB-ja në fillim të karrierës si hoxhë, dhe për shumë tema tjera./Gazeta LAJM