5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Borxhliu më i madh në shtet” – Komuna e Tetovës ka rritur...

“Borxhliu më i madh në shtet” – Komuna e Tetovës ka rritur borxhin për 1,4 milion euro për 3 muaj

Një prej premtimeve parazgjedhore të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ishte pikërisht ulja e borxhit komunal. Megjithatë, borxhi përveç që nuk është ulur, kjo komunë tashmë cilësohet si “borxhliu” më i madh prej gjithsej 80 komunave në vend, ndërsa për vetëm 3 muaj, Komuna e Tetovës ka rritur borxhin për 1,4 milion euro, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse nga Komuna e Tetovës nuk tregojnë se kujt i kanë borxh, gjetjet e hulumtimit të “Scoop” në bashkëpunim me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe Medium, tregojnë se pikërisht kjo komunë është borxhliu më i madh prej gjithsej 80 komunave në vend.

Aktualisht Komuna e Tetovës ka të akumuluar një borxh prej gjithsej 9,4 milion eurove, menjëherë pas saj është Komuna e Ohrit me 6,7 milion euro kurse në vendin e tretë është Komuna e Karposhit me 5,2 milion euro borxh.

Gazetari i Portalb.mk, bazuar në Ligjin për Qasje në Informacione të Karakterit Publik ka kërkuar nga Komuna e Tetovës listën e kompanive apo ndërmarrjeve të cilave taksapaguesit tetovar ju kanë borxh, kështu për të qenë sa më transparent me qytetarët në lidhje me borxhet publike, përgjigje ende nuk kemi marrë.

Një prej kritikave më të mëdha të kryetares së Komunës së Tetovës kundrejt paraardhësit të saj, ish kryetarit të kësaj komune, Sadi Bexheti, ka qenë pikërisht futja e komunës në borxhe të mëdha.

Teuta Arifi
Teuta Arifi

Andaj, kjo e fundit në “Debat për nime” për Portalb.mk dhe Kallxo.com premtoi se gjatë këtij mandati, do të ule ndjeshëm borxhin komunal edhe atë për çdo vit, nga 1 milion euro më pak.

“Plani ynë është që çdo vit të ulim borxhin komunal për 1 milion euro” tha Teuta Arifi, në vitin 2017.

Kjo nuk ndodhi, përkundrazi, borxhi i Komunës së Tetovës është rritur nga 8 milion euro në vitin 2013, në 9,4 milion euro sot që flasim.

Ajo që bie në sy, sipas gjetjeve të hulumtimit të “Scoop” në bashkëpunim me Institutin për të Drejtat e Njeriut dhe Medium, në afat prej 3 muajsh, Komuna e Tetovës ka rritur borxhin për gjithsej 1,4 milion euro.

Portalb.mk përgatiti një infografik për këtë:

Këshilltarët e Komunës së Tetovës kanë marrë mbi 100 mijë euro paushall për vitin 2019

Sipas një hulumtimi të Qendrës për Komunikim Qytetarë, për këshilltarët komunal të Komunës së Tetovës gjatë vitit 2019 janë ndarë mbi 100 mijë euro, kjo për të paguar seancat mujore në të cilat këta të fundit marrin pjesë.

“Për të gjithë 31 këshilltarët dhe kryetarin e Këshillit, nga buxheti komunal për vitin 2019 janë ndarë 6,382,684 denarë apo 103,785 mijë euro. Secili këshilltar ka marrë nga 16,993 denarë nga seanca e mbajtur, përderisa kryetari i këshillit ka marrë 22,092 denarë. Në vitin 2019 këshilli i Komunës së Tetovës ka mbajtur 13 seanca. Menjëherë pas Tetovës për lartësinë e parave të paguara për paushallët është Komuna e Bogovinës me 3,373,284 denarë për 19 këshilltarë për gjithsej 14 seanca të mbajtura. Nga komunat e rajonit të Tetovës më pak para nga buxheti komunal për këtë ka marrë Komuna e Jegunovcës, ku janë paguar gjithsej 2,104,788 denarë apo 34,224 mijë euro. Në nivel nacional, për 1319 këshilltarët dhe kryetarët e këshillave komunal janë paguar 215 milion denarë apo mbi 3,5 milion euro. Paushallët më të mëdha për këshilltarë i ka Qyteti i Shkupit të cilat arrijnë në 24,276 denarë ndërsa paushalli i kryetarit të Këshillit është 31,559 denarë” thuhet në gjetjet e Qendrës për Komunikime Qytetare.

Mbingarkesa me punëtorë, tashmë “Traditë” në Komunën e Tetovës

Nuk janë vetëm ndërmarrje publike në Komunën e Tetovës që janë të mbingarkuar dhe vazhdimisht punësojnë punëtorë të ri, kjo komunë e mban vendin e parë në Maqedoninë e Veriut për numrin e të punësuarve, bëhet fjalë për gjithsej 420 punonjës.

Të gjithë këta, tetovarëve ju kushtojnë çdo muaj nga 12 milion denarë, këtë e konfirmoi disa ditë më herët kryetarja e komunës Teuta Arifi, e cila tha se “Nuk ka çfarë të bëje” për shkak se ashtu e ka trashëguar komunën.

“Komuna e Tetovës është komuna që ka më së shumti të punësuar brenda administratës, numri i të punësuarve nuk është rrit shumë, tash jemi 420 vetë, çdo muaj nënshkruaj afër 12 milion denarë për pagat e punëtorëve. Është barrë e madhe por unë atë e kam trashëguar si të tillë, dhe logjika ime ka qenë që në qoftë se në tërë shtetin nuk ka pasur tendenca të prerjeve administrative apo fillimit të ndonjë procesi me BE-në, edhe pse me vështirësi, ne do ta mbajmë këtë sasi të të punësuarve me çmimin e lartë. Komuna e Tetovës është komuna e cila paguan më së shumti paga në nivel të shtetit” tha Teuta Arifi në TV21.

Ndryshe, për tre muaj, dy ndërmarrje publike në Tetovë morën kredi prej miliona denarëve. Rikujtojmë se në shtator Ndërmarrja Publike “Tetova” morri kredi prej 26 milion denarëve nga bankat e vendit për të paguar punonjësit. Menjëherë pas kësaj, NP “Parkingjet e Qytetit” kërkoi kredi prej 6 milion denarësh, ku në tentativën e dytë, arriti të siguroje votat e nevojshme për marrjen e kredisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments