“S’po na vret Covid-i, po na vrisni ju”; me këto thirrje, qindra vetë, shumica të rinj mbushën rruget e Napolit, të indinjuar nga masat e ashpra të marra me qëllim frenimin e pandemisë ne mesin e rritjes së ndjeshme të infektimeve.
Demonstruesit marshuan në rrugët e kryeqytetit të rajonit të Campanias për t’u grumbullur më pas përpara selisë së qeverisë rajonale, ku lëshuan fishekzjarre e bomba tymuese e u përleshen me policinë që përpiqej t’i ndalonte.- Advertisement –
“Po e mbyllët, do të paguani”, bërtisnin ata.
Thirrjet për protesta ishin përhapur përmes mediave sociale pas vendimit për orë policore, në një kohë kur rajoni jugor i Italisë i ka mbyllur tashmë shumicën e shkollave dhe e kishte vendosur ndalimqarkullimin gjatë natës. Guvernatori i Campanias, Vincenzo De Luca njoftoi të premten zona do të shkonte në izolim pasi regjistroi 2,280 raste ditore. Ai propozoi një karantine prej 40 ditësh për të ndaluar përhapjen e sëmundjes në këtë rajon.
Pakënaqësia me ashpërsimin e masave antiCovid ka nisur të shperthejë edhe në Britaninë e Madhe. Anketimet e fundit tregojnë se shumë britanikë janë lodhur nga rregullat kundër pandemisë dhe janë gati t’i shkelin ato për t’u takuar me njerezit e vet te dashur.
Burimi: Top Channel