8.9 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Financave Fatmir Besimi / Me rebalancin e buxhetit mundësohet zbatimi...

Ministri i Financave Fatmir Besimi / Me rebalancin e buxhetit mundësohet zbatimi i pakos së katërt të masave antikrizë

Me rebalancin e buxhetit mundësohet zbatimin e pakos së katërt të masave antikrizë, që synohet të sigurojë qëndrueshmëri të aktiviteteve të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, të rimëkëmben aktivitete të caktuara, të sigurojë stabilitetin e transferimeve sociale dhe të sigurojë politika të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e një strategji dalje të shpejtë, me qëllim për të vazhduar me trendet pozitive të ekonomisë vendore, kur kriza të ketë mbaruar.Grupi i katërt i masave ka tre shtylla:

1️⃣ E para është menduar për qytetarët, segmenti shoqëror që u referohet qytetarëve dhe standardit të tyre për përballimin e kësaj periudhe.

2️⃣ Shtylla e dytë i referohet sektorit privat, pra aktivitetit ekonomik dhe vendeve të punës, të gjitha aktivitetet që përfshijnë likuiditet, stabilitet financiar dhe rimëkëmbje ekonomike.

3️⃣ Shtylla e tretë nënkupton stabilitetin fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi.Masat e synuara do të zbusin ndikimin në kompanitë e prekura vendore duke stimuluar konsumin privat dhe duke mbështetur sektorin privat.Kjo u theksua nga Ministri i financave Fatmir Besimi në Komisionin parlamentar për buxhet dhe financa.Për më tepër lexoni këtu:?https://finance.gov.mk/sq/node/9011

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments