Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut Kejt Meri Bërns nëpërmjet rrjetit social Twitter ka uruar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë.
Bërns në Twiiter shkruan: “Urime Zoran Zaev për mandatin për formimin e Qeverisë së Maqedonis së Veriut dhe ne mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re pasi që të jetë formuar. Si një anëtarë i ri i NATO-s ne e mbështesim përkushtimin e vendit ndaj parimeve demokratike, sundimit të ligjit dhe të ardhmes evropiane”.