Para struganëve sot bartësi i listës Talat Xhaferi ka shpalosur konceptin e BDI dhe programin për këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Xhaferi para struganëve ka thënë se ndihet shumë i privilegjuar që drejton këtë proces dhe është bartës listen ë këtë zonë, raporton Zhurnal.mk.
“Ndihem krenar që në këto zgjedhje t’i prijë listës që përbëhet nga profesionist të ndryshëm nga qytete të ndryshme, të dashur strugan kjo është vrazhda e frymës që për këto 12 ditë fushatë kam kaluar të gjitha vendet nga Prespa deri këtu nga secili vendbanim në mbështetje të idealit të liderit tonë Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptarë duke u bazuar në përcaktimet në vazhdimësi përmes ministrive përkatëse e parlamentit që ende e drejtoj, përmes komunave model të cilat vërtetuan se shqiptarët janë të gatshëm të menaxhojnë me institucionet më të rëndësishme në vend, ndihem i respektuar që kam mundësinë në këtë fushatë si bartës i saj”, ka thënë mes tjerave Xhaferi në Strugë.
https://www.facebook.com/watch/?v=277815496984140