Si pjesë e masave të reja anti-Covid-19, sonte nga ora 21:00 në Prishtinë ka nisur zbatimi i orës policore.
Por, sa po respektohet kjo masë në kryeqytetin kosovar që prin me numrin e të infektuarve?
Ekipi i Klan Kosovës nga sheshi “Zahir Pajaziti” ka raportuar që shumica dërmuese e qytetarëve po respektojnë masat e reja, por megjithatë ka lëvizje të qytetarëve edhe në këtë orë kur një gjë e tillë është e ndaluar.
Në ndërkohë, në pamjet e Klan Kosovës shihet se ka lëvizje të veturave derisa ajo që bie më shumë në sy është se disa taksi kanë vazhduar të qëndrojnë në vendet e tyre të zakonshme – edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar.
Ekipi jonë gjatë kohës sa po qëndron në kryeqytet për të parë nga afër se sa po zbatohen masat e reja anti-Covid-19 ka raportuar edhe për shtim të policëve që po e mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.