6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArianit Hoxha-Besa: Është koha që BDI të shkojë në opozitë

Arianit Hoxha-Besa: Është koha që BDI të shkojë në opozitë

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha thotë se VMRO dhe BDI po koordinohen njëra me tjetrën dhe po sabotojnë mbledhjen e KSHZ-së. Ai më tej shtoi se koha është e duhur që BDI të shkojë në opozitë.

Ja postimi i tij i plotë: Në vitin 2016, shumica e atëhershme VMRO-DPMNE dhe BDI edhe përkundër mos marrjes pjesë në zgjedhje të LSDM-së, ata vendosën të organizojnë zgjedhje më 05 Qershor 2016, zgjedhje të cilat më vonë u anuluan.

Dilema që shtrohet është kjo, pse BDI në vitin 2016 nuk u interesua aq shumë për “inkluzivitetin” në proces zgjedhor, ndërsa në emër të “inkluzivitetit” për (ish) partnerin e tyre VMRO-DPMNE, po e njejta BDI dukshëm e kordinuar me VMRO-DPMNE sot sabotojnë mbledhjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Koha e duhur që BDI të shkojë në opozitë, PSE JO?”, ka shkruar Arjanit Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments