11.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeE thotë Komandant Remi – Marrëveshja me Serbinë çështje muajsh

E thotë Komandant Remi – Marrëveshja me Serbinë çështje muajsh

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, tani këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Rrustem Mustafa, i cili këtë të diel ishte mysafir N’Konak me Kosovë Gjocin, prodhim i Gazetës Infokus, pos shumë rrefimeve e ngjarjeve për jetën e veprimtarinë e tij, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në vend, konkretisht për arritjen e një marrëveshje më Serbinë, shkruan Gazeta inFokus

Sipas Remit, fundi i kësaj cështje është punë mujsh.

“Unë i besoj kohës. Unë e di që koha e ka sjellë UCK-në dhe e di që koha është që t’u japim fund armiqësive me Serbinë. Jam i sigurt dhe besoj që shumë shpejt, kohë muajsh do të jemi me marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kjo deklaratë është një nga ‘parashikim’ i tij, pasi disa herë për ngjarje jo pak te rëndësishme, Mustafa ka qenë i sakte, ai ka thënë se nuk flet me parashikime, por me informata.

“Kjo nuk është punë parashikimësh. Është jo serioze të flasim me parashikime. Por, informatat që i ka nga ambienti ku jeton e verpon politikani i plason, e gjenë mënyrën për më i thënë. Unë nuk e kam të vështirë që të më bësojnë burimet e të flasim me mua sepse asnjëherë nuk i kam keqpërdor dhe secili që është akter beson lirshëm në shfaqjen e bindjeve të tij më mua.

Unë po ju thëmë se është koha dhe unë i bësoj kohës, është momenti kur konflikti me Serbinë duhet të mbyllët, bisedimet me Serbinë duhet të mbyllen.  Nuk është koha për rrugë të tjera dhe prandaj edhe duhet të përmbyllet marrveshja dhe duhet që në mënyrë të menqur të ndahemi dhe të zhvillojmë mirëqenie dhe miqësi të mirë me Serbinë. Ne kemi interes që të jemi mirë me shtetin e Serbisë”, ka thënë Remi.

Me këtë rast, ai është shprehur i bindur se nuk do të ketë shkëmbim territorësh.

“Jo nuk mundet me pas. Ajo që dua të thëmë është se secili që më njeh e dinë se në këtë rast nuk do të isha pjesë e lojës”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, në këtë iintervistë, ish komandanti i UÇK-së në Llap ka folur për shume cka nga koha e luftës./Gazeta InFokus/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments