Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 778 teste, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-92, Kumanovë-3, Dibër-5, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-32, Strugë-3, Ohër-4, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Sveti Nikollë-1, Resnjë-14.
Sot Instituti i shëndetit publik ka regjistruar 5 persona të shëruar nga: Shkupi-2, Prilep-2 dhe Tetovë-1.
Jetën e kanë humbur 9 persona, tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.
Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile kanë vdekur dy persona, një pacient nga Tetova ( 62 vjeç ), i hospitalizuar një ditë në Klinikë dhe një pacient nga Shkupi ( 62 vjeç ), i hospitalizuar para tri ditëve.
Në spitalin e qytetit “8 Shtatori” ka vdekur një pacient nga Shkupi ( 69 vjeç ) i pranuar më 13 qershor, një paciente nga Shkupi ( 73 vjeç ) e pranuar më 2 qershor dhe një paciente nga Velesi ( 70 vjeç ) e hospitalizuar më 2 qershor.
Në spitalin në Prilep ka humbur një paciente 81 vjeç, e hospitalizuar më 11 qershor. Në spitalin në Tetovë ka vdekur një pacient ( 59 vjeç ), në spitalin në Ohër ka vdekur një pacient nga Struga ( 69 vjeç ), ndërsa në spitalin në Gostivar pacientja ( 58 vjeç ) që ka vdekur më 11 qershor, rezultati pozitiv në Covid është vërtetuar postmortum.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë është 4057, numri i pacientëve të shëruar është 1710, i të vdekurve 188, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2159.
Për momentin shpërndarja nëpër qytete është si vijon:
Shkup 1858, aktive 1210
Kumanovë 640, aktive 221
Dibër 61, aktive 10
Shtip 238,aktive 196
Prilep 228, aktive 20
Tetovë 413, aktive 239
Strugë 127, aktive 49
Veles 150, aktive 27
Deri më tani në vend janë kryer gjithsejt 43.040 teste për Covid-19. Sot nuk janë bërë testime në kuadër të skriningut.
Në Klinikën infektive në 24 orët e fundit janë pranuar 4 raste të reja, ndërsa gjithsejt të hospitalizuar janë 96 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 35 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.
Deri në mëngjes në spitalin e qytetit “8 Shtatori” janë pranuar 15 raste të reja, ndërsa gjithsejt të hospitalizuar janë 77 pacientë. Në aparat respirator janë 10 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 20 pacientë.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 22 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak përmes spitalit ndiqen 4 pacientë. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 20 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep janë të hospitalizuar 63 pacientë – pozitivë dhe të dyshuar për Covid – 19. /KlanMacedonia