4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH: Koalicioni i udhëhequr nga LSDM po rrezikon shëndetin e qytetarëve

ASH: Koalicioni i udhëhequr nga LSDM po rrezikon shëndetin e qytetarëve

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka reaguar ndaj shpërndarjes së afisheve nga ana e koalicionit “Mundemi” që udhëhiqet nga LSDM-ja. Nga kjo parti akuzojnë koalicionin “Mundemi” se kanë filluar fushatën para kohet duke shkelur masat mbrojtëse gjatë pandemisë dhe Kodin Zgjedhorë.

“Si çdo qytetar i vendit tonë ndjehemi të indinjuar nga pakujdesia e personave të etur për pushtet, të cilët jo vetëm se kanë shkelur ligjin dhe kanë filluar fushatën para kohës, por edhe kanë rrezikuar shëndetin e qindra qytetarëve! Për shkak se shëndeti i popullit është më i rëndësishëm se gjithçka, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi për një sjellje të tillë. Përgjegjësi duhet të ketë sepse në mënyrë të drejtpërdrejt rrezikohet jeta e qytetarit dhe së dyti për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments