9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMSH: MBETEN NË FUQI MASAT RESTRIKTIVE

MSH: MBETEN NË FUQI MASAT RESTRIKTIVE

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse kanë vendosur që t`i rekomandojnë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut se mbeten në fuqi të gjitha masat restriktive që janë miratuar deri më tani.

Sic thuhet në komunikatë, trendi I rasteve të reja me COVID-19 gjatë dy ditëve të ardhshme, do të shqyrtohet në takimin e së hënës së Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, pas cka do të jepen rekomandime të reja. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje që qytetarët t`i respektojnë masat, orën policore por edhe mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse.

Derisa pritej vendimi, disa objekte hotelerike kishin paralajmëruar hapjen e lokaleve më 18 Maj. Ndërkohë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kishin publikuar rekomandime se si të punojnë objektet që shërbejnë ushqime. Në bazë të rekomandimeve, të punësuarit në objektet hotelerike dhe hotelet duhet të mbajnë rregullisht higjienën dhe t`i dezinfektojnë sa më shpesh objektet, të mbajnë distancën deri në 2 metra, mbajtje të detyrueshme të maskave si dhe tavolinat të vendosen maksimum për 4 persona që do të ulen në sipërfaqe prej 10 metrash katrorë, kurse mysafirët nga njëri-tjetri të kenë distancë prej së paku 1.5 metra

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments