Ministrja e Financave, Nina Angellovska, në pyetje gazetareske, shprehi qëndrim personal lidhur me shkurtimin e rrogave të administratës, transmeton Gazeta Lajm.
“Të gjithë duhet të bartim një pjesë të barrës. Mendoj se duhet të ketë shkurtim të rrogave në administratë. Mund të thuhet se të punësuarit në sektorin privat janë më të goditurit, kurse në aspektin financiar veçmë është bë shkurtim i rrogave”, tha Angellovska.