Dy Maji është një festë për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për ish ushtarët e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve, sepse po në këtë datë është shpallur “zonë e lirë” zona e karadakut. Kjo datë, na përkujton neve luftën e pastër të çlirimtarëve tanë që luftuan pa asnjë hezitim që shqiptarët të fitojnë të drejtat e tyre. Data të tilla janë haruar nga struktura të ndryshme, të cilët u thirrën në emër të luftës dhe keqpërdorën atë. Sllupçani do të ngelë gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona si vend i rezistencës dhe përkujtimit të luftës së 2001.
Mirënjohje për çdo luftëtarë të UÇK-së si dhe për familjarët e dëshmorëve.