8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdihma për ekonominë, Maqedonia e fundit në Evropë

Ndihma për ekonominë, Maqedonia e fundit në Evropë

Maqedonia mbetet në fund të listës së vendeve të Evropës, për ndarje të parave, për ndihmë ekonomike të bizneseve për shkak të krizës me virusin Korona. Kjo është treguar nga analiza e Aleancës Kombëtare për Zhvillimin Ekonomik Lokal nga Serbia. Ndër vendet e rajonit, më së shumti peshon mbështetja nga Serbia me 11 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, e ndjekur nga Bullgaria me 9.9 për qind të GDP-së dhe Greqisë me 5 për qind. Kroacia dhe Bosnja me alokime afërsisht të njëjta prej 3 dhe 3.5 për qind të GDP-së. E fundit në listë është Maqedonia me 1.2 për qind, e ndjekur nga Shqipëria me 1.3 për qind.

Përqindjet e GDP-së për luftën kundër Covid-19:

SERBIA 11.0%

BULLGARIA 9.9%

GREQIA 5.0%

KROACIA  3.0%

BOSNJË- HERCEGOVINA 3.5% t

SHQIPËRIA 1.3%

MAQEDONIA 1.2%

Gjermania dhe Finlanda kanë dhënë përqindjen më të madhe të GDP-së, rreth 20 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto direkt në ekonomi për shkak të koronavirusit. “Serbia me 11 për qind të GDP-së së saj është numri një në Evropën Juglindore, nëse krahasohemi me Bosnjë-Hercegovinën, Kroacinë, ku ndihma e tyre është brenda 3 përqindëshit të GDP-së, dhe Maqedonia e Veriut me 1.2%, ndërsa Shqipëria me 1.3 për qind”-tha Igor Lonçareviq- – Nënkryetar i AKZHEL.

Janë hulumtuar gjithsej 36 vende evropiane. Gjermania ndau 20.3% të GDP-së dhe Franca 17. Sipas analizës, të gjitha vendet kanë krijuar pako ekonomike me qëllim që të shtyjnë dhe ulin taksat, të mbështesin financiarisht kompanitë dhe të ruajnë likuiditetin e kompanive. Masa për subvencionim të pagës minimale është e pranishme në 10 nga 36 vendet, duke na përfshirë edhe ne. Disa vende të zhvilluara kanë zgjedhur kompensimin e orarit të shkurtuar të punës, një masë e përdorur nga Gjermania në krizën e vitit 2008. Sipas Qeverisë, paketa ekonomike e vendit peshon 200 milion euro. Maqedonia u rendit në fund të Evropës, sipas ndihmës për shpëtim të ekonomisë dhe sipas një analize krahasuese me të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Instituti për Kërkime Ekonomike “Sazadvegj” nga Hungaria. Në atë kohë, me vetëm 0.2 për qind të GDP-së së ndarë, Maqedonia ishte në vendin e parafundit në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments