Bota jashtë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyangut, di shumë pak rreth sundimtarit ‘të zhdukur’.
Kim Jong-un nuk është parë në publik për më shumë se dy javë, megjithatë bota ka pak të dhëna për vendndodhjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut apo gjendjen e shëndetit të tij, shkruan The Guardian.
Edhe Donald Trump, ‘ai personi’ jashtë Koresë së Veriut që të pritej të hidhte dritë mbi misterin që rrethon “mikun” e tij, tha shumë pak për ti dhënë fund spekulimeve, ai pretendoi se kishte një “ide shumë të mirë” për mënyrën se ku ishte Kim…
“Unë nuk mund t’ju them saktësisht,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Por, kam një ide, për të cilën nuk mund të flas tani. Unë thjesht i uroj të jetë mirë.”
Fshehtësi në çdo prononcim zyrtar që buron nga Koreja e Veriut e bën praktikisht të pamundur një ide të qartë të gjendjes apo vendndodhjes së diktatorit Kim, përfshirë edhe shëndetin e anëtarëve të dinastisë.
Kontrolli i regjimit mbi rrjedhën e informacionit është absolut. Ndërsa teknologjia celulare e ka të pamundur marrjen për ndonjë informacion nga bota e jashtme – veçanërisht nga zonat afër kufirit me Kinën – pak detaje janë të njohura vetëm për një numër të vogël të njerëzve të besueshëm deri sa ato shpërndahen, në shumë terma propagandistikë, nga media të kontrolluara nga shteti.