-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMSH: 66 RASTE TË REJA, SHKON NË 974 NUMRI I TË PREKURVE

MSH: 66 RASTE TË REJA, SHKON NË 974 NUMRI I TË PREKURVE

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 66 raste të reja me COVID-19. Dhjetë rastë janë shënuar në Shkup, në Kumanovë – 27, Shtip-5, Prilep-4, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-2, Ohër -5, Gostivar -1, Kocanë – 3 dhe dy raste në Negotinë. Me këtë numri I përgjithshëm I pacientëve të diagnostifikuar me COVID-19 shkon në 974. Shkupi me 339 raste dhe Kumanova me 262 janë dy qytetet më të goditura nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në evidencën e sotme të rasteve të vdekjeve  do të hyjë edhe një paciente që para dy ditëve kishte ndërruar jetë në Spitalin 8 Shtatori, ku rezultatet e konfirmuara me koronavirus kanë ardhur gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për një 76 vjecare që ishte shtruar në Shkup me simptoma të virusit.Në Klinikën Infektive sic njoftohet nuk janë pranuar pacientë të rinj. Gjithsejt janë të shtruar 57, prej të cilëve 14 me përkrahje të oksigjenit dhe 6 nën ventilim mekanik

Gjithashtu njoftohet edhe për 12 pacientë të shëruar nga Shkupi që janë mjekuar në kushte shtëpiake, kurse pas dy testeve kontrolluese janë negative me COVID-19.

Numri I përgjithshëm I testimeve në nivel vendi ka arritur në 9762, kurse autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 500 teste.

Në Klinikën Infektive sic njoftohet nuk janë pranuar pacientë të rinj. Gjithsejt janë të shtruar 57, prej të cilëve 14 me përkrahje të oksigjenit dhe 6 nën ventilim mekanik

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments