8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeLetra e tretë për Kurtin, Thaçi i kërkon sërish emrin e mandatarit...

Letra e tretë për Kurtin, Thaçi i kërkon sërish emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.LVV shkojmë në zgjedhje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka shkruar letrën e tretë më radhë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Në letrën e tij të tretë drejtuar Kurtit, Thaçi i ka bërë të ditur se është duke pritur emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë, dhe se qyetarët e partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.

Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.

“Si President i Republikës së Kosovës do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë Qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutes”, ka shkruar presidenti në letrën e tij.

Thaçi i ka kërkuar Kurtit që të bëjë propozimin për kandidatin për kryeministër pa humbur kohë dhe në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë ju siguroj se brenda një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës do të propozojë kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë”, ka shkruar Thaçi.

Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka ndërmend t’ia propozojë Presidentit të Kosovës emrin e mandatarin për kryeministër, deri sa të përfundojë situata emergjente me epideminë COVID-19 në Kosovë.

Pavarësisht prej letrës së tretë të presidentit Hashim Thaçi dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për propozimin e kandidatit për kryeministër, Nagavci ka thënë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosjes mbetet i njëjtë.

“Ajo që është e rëndësishme sot, është koordinimi i veprimeve të të gjitha institucioneve në menaxhimin me sa më sukses të pandemisë me COVID-19”, ka thënë Nagavci për Insajderin. “Ndërkaq, për çështjet politike do të flasim në momentin që do të krijohen kushtet, pasi të mos ketë shumë nevojë të merremi me shëndetin publik”.

Nagavci ka deklaruar se ftesës së presidentit Thaçi për caktimin e mandatarit për kryeministër, Lëvizja Vetëvendosje do t’i përgjigjet “sapo të krijohen kushtet”.

“Ne do t’i përgjigjemi ftesës në momentin e parë që do të krijohen kushtet për të dhënë një përgjigje”, ka thënë Nagavci.

Që prej rrëzimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme. Sipas LVV-së, zgjidhja gjendet tek ky opsion.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje pretendon që edhe opsioni i shpërndarjes së kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve, duhet të pres përmbylljen e fazës së pandeminë së shpallur për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka shkruar sot për herë të tretë një letër kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke ia kërkuar emrin e mandatarit.

Thaçi, në letrën e tretë drejtuar Kurtit, i jep ultimatum që brenda siç thotë ai, “një periudhe të arsyeshme kohore, në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi, të propozoni kandidatin për kryeministër për të formuar Qeverinë”.

“Askush nuk ka të drejtë t’i privojë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit në Kuvendin e Kosovës për të pasur kandidatin/en për Kryeministër dhe për të ushtruar kompetencën e tij/saj për të zgjedhur Qeverinë siç përcaktohet në nenin 65 (8) të Kushtetutës”, thuhet në letrën e Thaçit,

Thaçi i është referuar përgjigjes së fundit të Kurtit.

“Në këtë shkresë ju nuk keni propozuar kandidatin por as nuk e keni refuzuar një gjë të tillë. Duke marrë parasysh kërkesat që ua kam përcjellë, përsëri ua rikujtoj se jam në pritje të përgjigjes suaj për të propozuar kandidatin/en”, i shkruan Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments