Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët prej sot do të hyjnë në vendkalimet kufitare në vend, ndërsa vijnë nga vendet me rrezik të lartë nga koronavirusi, në vend 14 ditë do të duhet të qëndrojnë në karantinë të paktën 21 ditë. Masa, siç vendosi Qeveria në seancën e sotme të 40-të do të vlejë për të gjithë shtetasit tanë të kthyer në vend me fluturime humanitare ose me konvoje përmes rrugës tokësore. “Qeveria solli edhe Dekret për plotësimin e Dekretit për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit, shtetasit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili hyn në vendkalimet në shtetin tonë pas 13 prillit të vitit 2020, ndërsa ka qenë në vendet me rrezik të lartë të koronavirusit Kovid-19, në pajtim me listën e OBSH-së, i caktohet masë e izolimit të rreptë (karantinë) në kohëzgjatje prej të paktën 21 ditëve nga dita e arritjes në Maqedoninë e Veriut”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar. Në seancën e sotme, shtohet në kumtesë, është sjell edhe Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për zbatimin e karantinës së obligueshme shtetërore për shtetasit e kthyer nga jashtë vendit me fluturime humanitare, sipas të cilit ky Vendim vlen edhe për të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë, të kthyer nga jashtë vendit edhe me konvoje përmes rrugës tokësore./MIA