5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH/ Masat e qeverisë në vend që të motivonin punëdhënësit të mbajnë...

ASH/ Masat e qeverisë në vend që të motivonin punëdhënësit të mbajnë punëtorët në punë, ka nxitur të kundërtën

Aleanca për Shiptarët ka reaguar për kushtet që punëdhënësit duhet t’i plotësojnë për shfrytëzimin e ndihmës shtetërore, të paraparë në masën 1, të paketës së dytë të Qeverisë, për mbështetje të sektorit privat, që sipas tyre, në vend që të motivonin punëdhënësit të mbajnë punëtorët në punë, ka nxitur të kundërtën.

“Çregjistrimi i punëtorëve nga puna i detyroi ata të shfrytëzojnë masën 4 të masave të të njëjtës paketë, e cila është vetëm një përshtatje me nenin 68 të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, që edhe ashtu ju mundëson punëtorëve kompensim në para prej 50% të pagës mesatare të punëtorit bazuar në 24 muajt e fundit të punës së tij, varësisht nga përvoja e punës që ka” thuhet në kumtesën e ASH-së.

Më tej shkruajnë se detyrimi i punëtorëve të shfrytëzojnë masën 4 në kushte krize dëmton punëtorët, sepse ndërprerja e marrëdhënies së punës ua ndërpret edhe përvojën e punës duke i detyruar të përdorin një të drejtë, të cilën nuk do të mund ta shfrytëzojnë në kushte normale, që ua mundëson ligji në fjalë si rezultat i përvojës së punës që ata kanë.

Prandaj, Aleanca për Shqiptarët apelon që të ndërhyhet në masën 1 të paketës së dytë të masave të qeverisë, duke e përshtatur atë me nevojat e biznesit edhe atë:

– Bizneseve të goditura nga kriza, në vend 50%, t’u mundësohet 100% subvencionimi i kontributeve të pagave të punëtorëve në nivel të pagës minimale. Bazuar në numrin e të punësuarve në veprimtaritë e goditura nga kriza para së gjithash hoteleri, turizëm dhe transport që (sipas ESHS të RMV, IV/2019) është 72 743 të punësuar dhe kontributeve prej 107,6 euro të llogaritura në pagën minimale nevojiten 15.6 milion euro për dy muaj. Që do të thotë që 7.8 milion eurove t’u shtohen edhe 7.8 milion euro shtesë pra 100% që masën 1, të masave të qeverisë do ta bënte më të pranueshme, duke kontribuar në mbajtjen e punëtorëve në punë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments