Rëndohet bilanci në Maqedoninë e Veriut, katër viktima në 24 orët e fundit

174

Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë katër pacientë me koronavirus.

Ky është bilanci më i madh brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në kete vend, raporton Alsat M.

Me viktimat e fundit numri i rasteve me Covid-19 në vend që kanë përfunduar me fatalitet shkon në 38. Në 24 orët e fundit të ditës së djeshme janë regjistruar 68 raste të reja nga 404 teste të bëra.

Në Kumanovë janë regjistruar 18 të infektuar, në Shkup 15 raste, Prilep 14, Strugë 10, Veles 6, në Tetovë 2 dhe nga një rast në Gostivar dhe Koçan. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka viktima të reja.