8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKryeqyteti kinez cakton edhe datën e rihapjes së shkollave me 6 Maj

Kryeqyteti kinez cakton edhe datën e rihapjes së shkollave me 6 Maj

Vendi prej nga ku nisi shpërthimi i pandemisë Covid-19, Kina, ka nisur ta marrë veten me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe tashmë është vetëm vendi i shtatë në botë sa i përket numrit të të vdekurve. Në kryeqytetin kinez ndërkohë, është caktuar edhe data e rihapjes së shkollave.

Kreu i komisionit lokal të Arsimit në Shanghai lajmëroi se më 27 prill do të hapeshin institucionet e arsimit publik, të mbyllura si masë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Lu Jing lajmëroi se të parat që do të fillonin mësimin ishin vitet e fundit të shkollave fillore dhe të mesme.

Sipas tij, shkollat duhej që të përgatiteshin me të gjitha mjetet e nevojshme për hapjen e plotë përpara datës 6 maj, dhe secilës prej tyre do t’i jepej një datë specivile se kur duhej të niste mësimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments